clear

clear

fb twi you insta

Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun “Solomoni”. Gendler: Një atraksion i veçantë!

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Ambasadori i Izraelit viziton Muzeun “Solomoni”. Gendler: Një atraksion i veçantë!

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi i ndjerë Simon Vrusho.

ambasadori-izrael-noah-gal-gendler-muzeu-solomoni-berat.jpg

      Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi dhe autori i librit “Hebrenjtë e Beratit”, i ndjeri Simon Vrusho.

“Është një atraksion i veçantë muzeal që sa here rikthehesh ta vizitosh, të pasuron shpirtërisht”, citon ambasadorin Gendler faqja zyrtare e Ambasadës izraelite në rrjetet sociale.

noah-gal-gendler-muzeu-solomoni-berat-02.jpg“Muzeut Solomoni” i kushtohet marrëdhënieve historike të popullit të Beratit me komunitetin hebre. Në qytetin e Beratit gjatë Holokaustit gjeten strehim dhe shpetim mbi 600 hebrenj. Muzeu është unik në Shqipëri.

noah-gal-gendler-muzeu-solomoni-berat-04.jpg

      Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje.

Ka dokumente dhe foto; nga lista e parë e vitit 1526 tek ajo gjatë Holokaustit në 1944, nga mjeku Zino Matathia te kimistja Taisa Pisha Batkina.

Muzeu shndërruar shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin, veçanërisht për turistët izraelitë.


noah-gal-gendler-muzeu-solomoni-berat-03.jpg

     Mediat izraelite i kanë dhënë hapësirë rihapjes së “Muzeut Solomoni” në Berat. Është portali Israelnationanews.com i televizionit “Arutz Sheva”, që ka publikuar një shkrim të Agjencisë Franceze e Lajmeve, AFP, në lidhje me rihapjen e muzeut të vetëm hebraik në Shqipëri, i cili u hap vitin e kaluar nga historiani i ndjerë Simon Vrusho. Kjo u bë falë investimit nga biznesmeni shqiptaro-francez Gazmen Toska.

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2020 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search