clear

clear

fb twi you insta

Dendias, - (ministri i jashtëm grek)- vëllai ynë prej gjaku

Vleresimi aktual: 4 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktiv
 
Dendias, - (ministri i jashtëm grek)- vëllai ynë prej gjaku
Nga Bujar Xhaferi66473094_110082800299701_7066422972424126464_o.jpg
Mbiemri i ministrit të jashtëm grek “Dendias “, i shqiptuar në gjuhën greke dhendhiàs” duket haptazi që është një kompozit e shumësit të fjalës dele (dhën) dhe fjalës dhi, ;”dhën-dhia”….pra, ministri grek duket se ka për eponim një “nofkë” të gjuhës shqipe të zhargonit të labërishtes, kurveleshit apo të të folurës në katundet e rrethinat malore të lumit të Vlorës…ai të kujton gjithashtu se delja dhe dhia janë totemi apo emblema e sojit “aristokratik” të dhëndërrisë kurveleshare apo labe, ku dhëndërri fitonte “status” dinjiatari vetëm kur grabiste katonjtë dhe stallat botës dhe zvarritej rrëpirave të Gjormit apo Tërbacit, të Pilurit apo Dukatit me dy dele apo dy dhi mbi shpinë…Në kuvendin e krushqve ai zinte këndin e burrit të nderuar ku çmohej si hajdut, grabitës, hamshor apo dashnor i krisur...
Shpejtësia e evoluimit në hierarkinë e dhëndërrimit të kujton se arketipi i tij është “Hermes hajduti” i miteve greke dhe himneve të lashta homerike, ku Hermesi ishte njëkohësisht gjahtar femrash, dashnor i shfrenuar, hajdut bagëtish, intrigant, magjistar, dinak, ekstravagant, këngëtar, muzikant, që në mënyrë të rrufeshme shndërrohej nga jaran në brigant, nga vjedhës, në retoricien, nga grabitës në dashnor…ashtu sikurse, dhëndërri i dikurshëm lab, grabitësi i lëvduar i dhive dhe i deleve nga soji i të cilit rrjedh edhe ministri jashtëm grek, është shndërruar tani nga një hajn rural në një tregtar urban, në anëtar të parlamentit Ruci, në spekullant burse dhe fajdesh, në këshillues presidence, në dashnor apo partner modelesh….
……..për të kuptuar edhe një herë akoma se dhëndërria dhe hajnia, erotika dhe korrupsioni, partneriteti seksual dhe partneriteti diplomatik, janë afera që shkojnë bashkë, të pandara nga njëra-tjetra qysh prej kohërave të mitologjisë homerike.

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2020 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search