clear

clear

fb twi you insta

Dona un respiro in più – Dhuro një frymë më shumë me librin “Pranvera jashtë”

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Dona un respiro in più – Dhuro një frymë më shumë me librin “Pranvera jashtë”

Nga Denata Ndreca

Pranvera jashtë - 31 shkrime në kohën e Coronavirus20201223_170520_1.jpg

Roma, Salerno, Firenze, Napoli (dhe pak Shqipëri).

31 shkrimtarë, gazatarë, fotografë, profesorë dhe pazientë Covid19 të shtruar në infektivët e provincës Campania, dëshmonjnë periudhën e shtetrrethimit gjatë emergjencës në pranverë 2020. Një projekt i hartuar dhe nën kujdesin e gazetares Claudia Izzo që drejton gazetën e përditshme SalernoNews24 dhe presidente e Shoqatës Contaminazioni – Ndotjet, e cila shprehet:

Ky është një bashkëpunim i bukur midis 31 shpirtrave, midis 31 pendave që shkruajnë reflektimet e tyre, sugjerimet e tyre, historitë e tyre, madje edhe përmes shkrepjeve fotografike dhe poezive të tyre. Secili, i mbyllur në izolimin e tij (të detyruar), i ka dhënë hua zërin e vet kësaj pune korale. Të ardhurat nga shitja e këtij libri, do t’i dhurohen spitalit San Giovanni di Dio dhe Ruggi d'Aragona të qytetit të Salernos, për blerjen e pajisjeve mjeksore - specifike për tìi ardhur në ndihmë Departamentit të Terapisë Intensive, me qëllimin për të mundësuar një frymë më shumë. Të gjithë të bashkuar për të sjellë kontributin dhe punën tonë për të mirën e shoqërisë, nga Salerno, Roma, Napoli dhe, edhe një herë tjetër, ura e konsoliduar midis dy brigjeve e poetes Denata Ndreca, e cila sjell qytetin tashmë të saj: Firence.

Me shumë ndjeshmëri, delikatesë dhe entuziazëm, të gjithë në libër i kanë dhënë jetë një historie ose një poezie që i referohet këtij momenti  që i ka shpallur luftë gjithë botës dhe ka ndryshuar jetën tonë: ka histori dhe reflektime të Sabrina Prisco, Brunella Caputo, Alfonso Sarno, Maria Gabriella Alfano, Claudia Landolfi, Tina Cacciaglia, Domenico Notari, Francesco Fiorillo, Nicola Olivieri, Rocco Papa, Umberto Mancini, Sergio Del Vecchio, Lina Esposito, Daniele Magnio, Magjistar Egjencia Petrark, Nicola Carrano, Marco Nitto, Luigi Avallone, Anna Maria Petolicchio, Luigi D'Aniello, Antonino Papa, Irene La Mendola; ditari i Giuseppe Petrarca; poezitë e Alfonso Gargano, Giuseppe Pisacane dhe së fundmi historia përmes fotografive të Armando Cerzosimo.

Por mbi të gjitha, ky libër përmban shkrimet e pacientit 2 dhe pacientit 3, pacientët e parë CovidCampania, të cilët treguan për përvojën e tyre dhe si, pas gjashtëdhjetë e dy ditësh izolimi, ankthi i tyre përfundon në çastin kur Qendra Shëndetsore ASL i komunikon me telefon "mund të dilni për një shëtitje". Sepse, pavarësisht gjithçkaje, “Jashtë është pranverë” …

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2021 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search