clear

clear

fb twi you insta

Piramida ose koni i të nxënit: si përhapet një teori false. Nga Lekë Pepkolaj

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

Piramida ose koni i të nxënit:

si përhapet një teori false
36487229_1926001337418224_4268612139721162752_n.jpg

Nga Lekë Pepkolaj

Gjatë një studimi mbi nxënien e qendrueshme hasi në një artikull të profesorit Sebastiano Costa ku e   shoh me shumë vlerë dhe mendoj ta ndaj me mësuesit dhe jo vetem. Kemi të bëjmë me konin e nxënies një teori false ku e kam ndeshur edhe tek trajnimet e mësuesve në vendin tonë.

  • Një nga problemet më të mëdhaja sot është edhe keqinformimi. Imagjinojeni sesa dëm bën kur flasim për teori në fushën e edukimit.
  • Mungesa e kontrollit të burimeve mund të shkaktojë pa dashje përhapjen e lajmeve të rreme, veçanërisht përmes përdorimit të internetit.
  • Artikujt dhe mbi të gjitha qasje të ndryshme filozofike, pedagogjike dhe didaktike është mirë të studiohen në gjuhën e tyre origjinale.
  • Futja e saktë e informacionit në internet duhet të jetë përgjegjësi qytetare dhe duhen marrë përsipër pasojat.

Ka mite që bien shumë vështirë, dhe shpesh janë besime të rreme, edhe pse të diskredituara ose të jo konfirmuara, janë të ngurtësuara në një masë të tillë në jetën e përditshme sa ato bëhen të vërteta të padiskutueshme në imagjinatën kolektive. Kjo gjithashtu u ndodh ndonjëherë edhe shkencëtarëve të bien në këtë grackë, madje duke arritur deri aty sa të përhapin padashje idetë e gabuara dhe teoritë imagjinare. Sesi mund të ndodhë kjo nuk është e lehtë të gjendet, por në fushën arsimore ekziston një rast i famshëm që mund të ndihmojë në reflektimin sesi gabimet mund të përhapen edhe në shkencë. Sa shpesh keni lexuar ose dëgjuar që studentët kujtojnë 10% të asaj që lexojnë, 20% të asaj që dëgjojnë, madje 90% të asaj që bëjnë?

Kjo që thamë është baza e një teorie popullore shumë të njohur si Piramida e të Nxënit, Koni i të Nxënit ose Koni i Përvojës së Dale. Koni i të nxënit përshkruan përqindjet e ndryshme të informacionit që mbahet mend bazuar në metodën didaktike të përdorur (Figura 1).

Figura 1: Koni i përvojës së Dale

142818751_413191543282319_2616919507161356201_n.png

Konkretisht, sipas kësaj teorie, cilësia e të nxënit ndjek një qasje piramidale me mënyrat më statike (të tilla si dëgjimi i një mësimi ose leximi i një libri) në krye, ato lejojnë të kujtohet më pak informacion, dhe mënyrat më shumë dinamike në bazë (të tilla si shpjegimi i një teme ose vënia në praktikë e asaj që është mësuar), sepse përqindjet e kujtesës janë më të larta. Sipas kësaj strukture të nxënies, nuk duhet të kujtojmë pothuajse asgjë nga një shpjegim me gojë, ndërsa duhet të jemi në gjendje të kujtojmë pothuajse gjithçka pasi t'u shpjegohet diçka të tjerëve. Megjithëse kjo qasje duket të jetë e thjeshtë dhe intuitive, një numër studimesh kanë treguar qartë se është jashtëzakonisht e papërpiktë dhe e pasaktë [1, 2, 3, 4, 5, 6].

Një kon që nuk rrin në këmbë

Në fakt, kjo teori është hedhur poshtë nga studime të shumta [1, 3, 7] të cilat provojnë se çdo metodë didaktike në të vërtetë ka efikasitetin e duhur dhe se proceset e memorizimit dhe të nxënies janë rezultat i një serie të panumërt të proceseve psikologjike që ato nuk mund të jenë përmbledhur në një model kaq të thjeshtë [8,9]. Përqindjet e paraqitura nga koni i Dale janë krahasuar në mënyrë të përsëritur me rezultatet empirike të kërkimit mbi kujtesën, duke treguar se nuk ka asnjë vërtetësi në këtë paraqitje grafike [2, 7]. Sidoqoftë, ajo që bie më shumë në sy për këtë teori është se, megjithëse pa prova empirike, ishte protagoniste i një fenomeni të çuditshëm të përhapjes në një rrafsh të gjërë që ka bërë që profesionistë të shumtë, ekspertë të arsimit, të biznesit dhe studiues ta konsiderojnë atë të vërtetë, duke krijuar një konsensus të papritur.

Në vitin 2013, një përmbledhje e literaturës [8] nënvizoi se kjo Piramidë ka marrë shumë citime në punimet mbi metodologjitë e didaktikës në fusha të ndryshme si astronomia, kimia, inxhinieria, shkencat shoqërore dhe shkencat veterinare. Edhe shoqatat e mëdha ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNESCO dhe Banka Botërore kanë përmendur piramidën e nxënies në dokumentet zyrtare, duke nxitur besimin e rremë në vlefshmërinë e këtij sistemi. Tregimi i zinxhirit të ngjarjeve që çuan në përhapjen e kësaj strukture dhe që vazhdon të kryhet edhe sot, na lejon të reflektojmë dhe të sigurojmë njohuri për përhapjen e lajmeve të rreme dhe nevojën për të verifikuar burimet [10].

Nga vjen koni i të nxënit?

Deri më sot, origjina e kësaj teorie është ende e paqartë. Studime të ndryshme janë përpjekur të gjurmojnë burimin origjinal të piramidës, por pa gjetur një përgjigje përfundimtare. Sidoqoftë, në vitin 2014 një botim i veçantë i revistës Educational Technology i kushtohet plotësisht lindjes së këtij miti (3,4,5,6) e cila shpjegoi se procesi më i mundshëm është për shkak të integrimit të dy rrugëve paralele dhe të pavarura të cilat në një mënyrë krejtësisht të rastësishme në një moment të caktuar ato u takuan, duke krijuar në mënyrë të pakuptueshme mitin e piramidës së nxënies. Rruga e parë lidhet me atë që quhet “mythical retention chart” dhe konsiston në krijimin e grafikëve dhe imazheve të shumta (p.sh. Figura 2) që paraqesin përqindje të ndryshme të ruajtjes së informacionit bazuar në metodat e ndryshme të nxënies.

143426251_412917883306403_1649753876243318835_n.png Figura 2: Shembull i grafikut me përqindjet e memorizimit marrë nga Treichler, (1967)

Referenca e parë në rend kronologjik në lidhje me përqindjet e memorizimit gjendet te Roads [11] ku në 1906 futë në thonjëza, por pa përmendur burimin, këtë shprehje: "Ne kujtojmë një të dhjetën e asaj që dëgjojmë, pesë të dhjetat e asaj që shohim, shtatë të dhjetat e asaj që themi dhe nëntë të dhjetat e asaj që bëjmë” [1], ndoshta duke iu referuar një shprehje tipike të kohës [12].

Në fakt, midis 1800 dhe 1900 gjenden fjalë të urta, idioma popullore dhe besimet kulturore mund të identifikohen që i referohen përqindjeve të të nxënit, të ngjashme me ato që gjenden në piramidën e të nxënit që njohim sot [3,4]. Në vitet në vijim, pohime të ngjashme paraqiten shkurtimisht në punimet akademike dhe dokumentet zyrtare, por pa ndonjë të dhënë mbështetëse ose studime empirike. Në këtë mënyrë, autorët pasues, për të treguar burimin e këtyre përqindjeve të memorizimit, fillojnë të citojnë në veprat e tyre vepra të tjera që kishin cituar ato përqindje në tekstet e tyre, por pa verifikuar burimin origjinal. Kjo çon, me kalimin e viteve, në sigurimin që përqindjet e ndryshme të memorizimit të metodave të didaktikës të merren si të mirëqena dhe të konsoliduara. Në këtë mënyrë, fillon shpërndarja e parë e grafikëve dhe imazheve me citime dhe përqindje gjithmonë të ndryshme, por pa ndonjë verifikim [3,13,14].

Prishja e konit

Në 1946 fillon rruga e dytë paralele dhe e pavarur e këtij miti, një rrugë që quhet “corruption of Dale’s Cone of Experience”. Në atë vit, në fakt, Edgar Dale [15] shkroi një libër me titull: “Audio-visual methods in teaching” në të cilin ai sjell një grafik (Figura 3) në formën e një piramide që ai e quan "Koni i përvojës" me qëllimin e klasifikimin të materialeve didaktike bazuar në shkallën e konkretizmit që secili mund të japë [12].

143633899_705903100070054_6892240884646527484_n.pngFigura 3: Paraqitja origjinale e Konit të përvojës së Dale, marrë nga libri i tij i 1946

Për më tepër, autori shprehet në mënyrë të qartë në faqen 47 se qëllimi i paraqitjes të tij nuk është që "të bëjë një renditje ose një hierarki të proceseve të të nxënit". Siç shihet në figurën origjinale të librit, koni i përvojës së Dale nuk sjell asnjë përqindje, dhe sidomos nuk i bëri asnjë referencë kujtesës së informacionit [12]. Koni i përvojës së Dale (rruga e dytë) dhe miti i përqindjeve të ruajtjes së informacionit (rruga e parë) i referohen koncepteve krejtësisht të ndryshme, dhe kanë një rrugë të pavarur nga njëri-tjetri, por midis viteve 60 dhe viteve 80 fillojnë të qarkullojnë në kurse dhe seminare trajnimi "versionet e korruptuara" të konit të përvojës së Dale, të cilat integrojnë grafikët me përqindjet e memorizimit (mythical retention chart) me paraqitjen grafike të propozuar nga Dale.

Si ka ndodhur ky integrim është i paqartë, por ka të ngjarë që një ose më shumë përdorues të grafikëve, në përsëritjen e informacioneve dhe në përpjekjen për të identifikuar burimin e atyre të dhënave gabimisht i kanë vendosur ato në konin e Dale [3]. Sapo ka dalë në qarkullim ky version i ‘prishur’ i konit të Dale, ai gjithashtu fillon të citohet gabimisht në libra, manuale, slides dhe materiale didaktike, me vështirësi të identifikueshme dhe që shpesh gabimisht bëhen referenca bibliografike për të cituar dhe mbështetur ekzistencën e piramidës së të nxënit të Dale. Në vitet 90 me mbërritjen e internetit, përhapja e këtij miti bëhet edhe më e gjerë dhe imazhet e konit ose piramidës së Dale shumëfishohen dhe përhapen pa ndonjë kontroll mbi vërtetësinë e burimit.

Megjithëse, studime të shumta kanë provuar qartë pabesueshmërinë dhe pasaktësinë e konit të të nxënit, madje Master [12] në një artikull të vitit 2019 e përcakton piramidën e të nxënit si "mbeturinë", ende sot koni i të nxënit vazhdon të përdoret në kurse të shumta trajnimi dhe të përmendet me frekuencë në rritje edhe në botën akademike [12, 14]. Kjo mund të ketë pasoja të shumta serioze në besueshmërinë e kërkimit shkencor në fushën arsimore që çon në investimin e burimeve, aftësive dhe kohës në veprimtari krejtësisht joefektive. Për më tepër, kjo qasje plotësisht e pabazuar mund të çojë në diskreditim të padrejtë të metodologjive të konsoliduara të mësimdhënies të tilla si leksione ballë për ballë ose leximi i teksteve përballë qasjeve më aktive, por jo domosdoshmërisht më efektive ose të vlefshme për një kontekst ose situatë të caktuar. Shkurtimisht, historia e konit tonë siguron një mësim të rëndësishëm për të mbajtur mend sesi lind lajmi i rremë dhe sesi mungesa e kontrollit të burimeve mund të shkaktojë pa dashje përhapjen e lajmeve të rreme, veçanërisht përmes përdorimit të internetit.

Literatura

1. Lalley, J. P., & Miller, R. H. 2007. “The learning pyramid: Does it point teachers in the right direction?”. Education (Chula Vista), 128(1): pp. 64–79.

2. Letrud, K., & Hernes, S. 2018. “Excavating the origins of the learning pyramid myths”. Cogent Education, 5(1): pp. 1518638.

3. Subramony, D., Molenda, M., Betrus, A., and Thalheimer, W. 2014a. “The Mythical Retention Chart and the Corruption of Dale’s Cone of Experience”. Educational Technology, Nov/Dec 2014, 54(6): pp. 6-16.

4. Subramony, D., Molenda, M., Betrus, A., and Thalheimer, W. 2014b. “Previous Attempts to Debunk the Mythical Retention Chart and Corrupted Dale’s Cone”. Educational Technology, Nov/Dec 2014, 54(6): pp. 17-21.

5. Subramony, D., Molenda, M., Betrus, A., and Thalheimer, W. 2014c. “The Good, the Bad, and the Ugly: A Bibliographic Essay on the Corrupted Cone”. Educational Technology, Nov/Dec 2014, 54(6): pp. 22-31.

6. Subramony, D., Molenda, M., Betrus, A., and Thalheimer, W. 2014d. “Timeline of the Mythical Retention Chart and Corrupted Dale’s Cone”. Educational Technology, Nov/Dec 2014, 54(6): pp. 31-24.

7. Fadel, C., & Lemke, C. 2008. Multimodal learning through media: What the research says Cisco Systems. Ritirato il 16/11/2019 da: http://www.cisco.com/web/strategy/docs/education/Multimodal-LearningThrough-Media.pdf

8. Holt, N., Bremner, A., Sutherland, E., Vliek, M., Passer, M. W., & Smith, R. E. 2015. Psychology: The science of mind and behaviour (3 ed.). London, UK: McGraw Hill.

9. Smith, E. E., Nolen-Hoeksema, S., Fredrickson, B. L., Loftus, G. R., Bem, D. J., & Maren, S. 2003. Atkinson & Hilgard’s introduction to psychology (14th ed.). Australia; Canada; Mexico; Singapore; Spain; United Kingdom; United States: Thomson Wadsworth

10. Masters, K. 2013. “Edgar Dale’s Pyramid of Learning in medical education: A literature review”. Medical teacher, 35(11): pp. e1584-e1593.

11. Roads, C. 1906. “Further lessons from large picture”. The Sunday School Journal and Bible Student’s Magazine, 38(8): pp. 583-584.

12. Masters, K. 2019. “Edgar Dale’s Pyramid of Learning in medical education: Further expansion of the myth.”. Medical Education. DOI: 10.1111/medu.1381

13). Letrud, K. 2012. “A Rebuttal of NTL Instituteʼs Learning Pyramid”. Education, 133(1): pp. 117-124.

14. Letrud, K., & Hernes, S. 2016. “The diffusion of the learning pyramid myths in academia: an exploratory study.” Journal of Curriculum Studies, 48(3): pp. 291-302.

15. Dale, E. 1946. Audio-visual methods in teaching. New York, NY: Dryden Press

16. Treichler, D. G. 1967. “Are you missing the boat in training aids?”. Film and Audio-Visual Communication, 1: pp. 14–16.

https://www.queryonline.it/2020/11/12/la-piramide-o-cono-dellapprendimento-come-si-diffonde-una-falsa-teoria/

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2021 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search