clear

clear

fb twi you insta

SI TË GODASIM NË SHENJË

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

FB IMG 1571858149636Mençuria indiane ka një tjetër guidë shpirtërore dhe mendore me vlera sesi të kuptojmë artin e jetës. Libri i Rawat ka bërë për vete mbi 15 milionë lexues në mbarë botën përmes këshillave praktike për jetën, suksesin dhe marrëdhëniet njerëzore. Bëji pjesë të jetës tënde këto tregime, duke iu kushtuar vëmëndje! Ti jeton tani...

"Brenda nesh gjendet një kopsht: Një kopsht që nuk ndihet nga rrëmuja e botës së jashtme; një kopsht të cilin askush nuk mund të vijë e ta trazojë.

Në botën përreth nesh ka dashuri dhe urrejtje, tension dhe mister. Drama e përditshme po del në pah. Megjithatë, ka një vend brenda teje ku mund të jesh ai që je; Pa shtirje, pa gënjeshtra. Një vend ku mund të ndihesh plotësisht i çiltër. Ky kopsht ekziston brenda kujtdo. Lëri mënjanë titujt dhe rolet që luan çdo ditë. Në këtë kopsht të brendshëm mund të qëndrosh vetëm me veten tënde.

Edhe në qoftëse ta kanë hequr lirinë dhe të ka ndodhur diçka e tmerrshme, asgjë nuk mund ta heqë gjënë më të çmuar që ti mban brenda vetes. Është zgjidhja jote, nëse do të përpiqesh të arrish të njohësh atë që ke brenda teje.

Ndoshta, gjatë jetës, do të arrish në një pikë ku të mendosh: Kaq e pati... për mua mori fund gjithçka”. Në këtë çast kujtohu se gjëja më e rëndësishme ndodhet ende brenda teje dhe aty do të qëndrojë gjithmonë. Ajo që ti mban brenda vetes është me të vërtetë e jotja”.

 

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2020 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search