clear

clear

fb twi you insta

TALENTI MIZOR, DOSTOJEVSKI. (Përvjetori i vdekjes më 28 janar 1881)

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 
TALENTI MIZOR, DOSTOJEVSKI.
(Përvjetori i vdekjes më 28 janar 1881)
Nga Thoma K. Jance 1988
141858335_10222593772105605_4487975330412392263_n.jpg
 

      Tre gjigantët e romanit rus ishin bashkëkohës. Ishin bashkëkohës sipas datave, por vijnë njeri pas tjetrit sipas logjikës së jetës; Turgenievi, vëzhguesi, izolohet, madje merr arratinë;Tolstoi, ndërgjegjja e madhe e artistit, duhet të përsihatë mbi vetveten para se të zbrapset para zgjedhjeve  zemërvrasëse. Midis të dyve ngrihet Dostojevski, një dëshmitar i angazhuar, zhbirues dhe profet, që dëshiron të kuptojë, të rrokë  e të lartësojë gjithçka.

     Cvajgu e afron me Shekspirin për aftësinë e tij të përbindshme për të rrokur gjithçka në të njëjtën kohë, për humnerat psikologjike që zbulon.  Kur lexon atë, thotë dikush tjetër, do të besosh se zbret në ferr duke kuptuar se ferri ekziston së pari në të gjallë, në mendjet tona. Ai është një talent mizor, tronditës, pasqyrë besnike e dyanësive të jetës, por edhe i nënshtrimit dhe dëshpërimit.

    Jeta e tij ishte e së njëjtës përmasë tragjike sa ajo e romaneve të tij. Ai ishte një theror i vërtetë i letërsisë. I ati, mjek i varfër e i dëshpëruar është një tiran, koprac dhe mizor. Në vetvete Dostojevski e ka uruar vdekjen e tij, por brejtja e ndërgjegjes për këtë mendim do t'a bëjë të vetëquhet fajtor. Ky proces i rëndësishëm i ndërgjegjes së tij që merr përmasa shoqërore do t'a bëjë atë artist të pamëshirshëm të dorës së parë.

Më 1846 kur boton veprën e parë "Njerëz të varfër", në mes të natës i vjen një i panjohur, e tërheq prej shtratit, e shkund, e pyet: A je i ndërgjegjshëm për madhështinë e veprës tënde?

 ..Ishte Bjelinski, kritiku më i famshëm i kohës.

   Pas suksesit të parë jetëshkurtër filloi mosmarrëveshja e tij e gjatë me Rusinë, në të cilën një pjesë të përgjegjësisë fatale e ndjen edhe aristokrati Lev Tolstoi, kur lexonte natën, fshehurazi së shoqes, veprat e rivalit ende të papushtetshëm.25659282_10213681147615563_9001111437835026670_n.jpg

   I demoralizuar, gjen vëllazërim e ngrohtësi njerëzore tek një rreth , që i quajtën konspiratorë. Në çastin e fundit të pushkatimit befas i lajmërohet falja. Vjen burgu, vuajtjet e ferrit, internimet.  Me t'u kthyer në Petërburg boton "Kujtime nga shtëpia e të vdekurve" (1861).

    Censura i ndalon gjithcka sepse askush nuk mund të pranonte realitetin dantesk. Pasi pati bërë pak emër u gjend pa asnjë dysh, i kredhur në borxhe, i kërcënuar nga burgu, i dëshpëruar. Botuesi Stellovski, një nga kreditorët e tij i propozon kontratën që do te jetë nga më të bukurat e historisë së botimit. Ai angazhohet t'i botojë në tre vëllime veprën e shkruar dhe t'i japë 3 mijë rubla me kusht që Dostojevski t'i dorëzojë një dorëshkrim vitin e ardhshëm. Nëse nuk ia dorëzon më 1 dhjetor 1866, autori humbet të gjitha të drejtat mbi veprat e tashme dhe të ardhshme. Ai nuk ia jep 3 mijë rublat e premtuara. Me këtë thikë në grykë Dostojevski shkroi një nga kryeveprat e letërsisë së përbotshme:  "Krim e Ndëshkim". Kjo kontratë ishte një torturë, një poshtërim, një akt nënshtrimi krenar, por edhe një dyluftim, një bast i rrezikshem.         

"Të gjitha çastet e jetës sime, - pohon Dostojevski,- janë përmbytur nga nevoja për para. Dhe më kërkojnë vepra arti pale! Unë jam një proletar i letërsisë, një proletar rus, i cili dehet nga poshtërimet dhe pastaj hakmerret me veprime të çmendura".57882259_10217322231800392_977115006984257536_n.jpg

     Në moshën 45-vjecare, me një pamje prej plakushi të vogël, një shëmti varfanjaku, por me zemër adoleshenti, përpara stenografes së tij të re, Ana  Grigorievna, një studente 20 vjeçare, ai provoi ndjenja aq të mrekullueshme tek ia zhbironte thellësitë e shpirtit, dhe aq absurde tek mendonte veten, sa mezi ia pohon. Duke i treguar se kishte shkruar një histori dashurie midis një burri pothuaj plak dhe një vajze të re, i kërkon t'i thotë ç'te bëjë me personazhet, t'i bashkojë apo t'i ndajë. Mjeshtri e dinte me mirë, i qe përgjigjur Ana, duke i pohuar se do t'a donte gjithmonë.

    Potenca e artit triumfoi. Por, pas kesaj fillon sërish jeta e ferrit. Dostojevski zhytet sërish në brejtjet e ndërgjegjes. Ana ia fal rrëmbimin e tij të papërmbajtshëm. Ajo e di se ai kërkon të gjejë tek vetja njeriun e bukur, ideal.     

        Përpëlitet e s'po mundet. Në këto kushte shkruan "Idioti", një zhytje marramendëse në shpirtin e shqyer njerëzor, duke kaluar nëpër humnera të frikshme psikologjike. Lexuesi kënaqet. Autori jo. Ai vijon me ndërmarrjen e stërmadhe "Vëllezërit Karamazov". Perpjekja arrin në apoteozen e 8 qershorit 1880, një vit para vdekjes, kur merr fjalën në inagurimin e monumentit të Pushkinit. Ai ngre lart famën e poetit, por sidomos Rusinë. Oratorët e tjerë më kot përpiqen të flasin. Turma bërtet, gratë qajnë duke i dhuruar lule, studentët e ngrejnë në triumf duke e quajtur "profet". Më në fund Rusia e tij e kuptoi atë që ia nuhati plagët në vend, dhe ai u ngarkua të gjejë fjalën që do t'i sjellë lumturinë njerëzimit, që Pushkini e kish marrë me vete në varr.99412011_10220715582872048_9221843883195891712_n.jpg

      Këtë vit të fundit të jetës ai mendon se gjithçka  që kishte shkruar nuk ishte veçse parapërgatitje për veprën e vërtetë. Shprehej se donte të jetonte dhe të shkruante edhe nja 20 vjet. Kur në mes të janarit i afrohet vdekja, refuzon t'a pranojë. E quante  një prishje qejfi kalimtare sepse i mbetet shumë për të bërë.            Dhjetë ditet  e tij të fundit  mund të krahasohen vetëm me të fundit të Balzakut. Një luftë dhëmbë për dhëmbë me vdekjen me një tension të tmerrshëm e të admirueshëm energjie.

     Befas kur të gjithë e mendonin  përfund, gjiganti ngrihet në këmbë mbi shtrat duke bërtitur se ishte profet e s'do të vdiste, duke i tmerruar të afërmit. Sipas tij ishte forca e së mirës që ngrihej. Në çastin e fundit kur sillte ndërmend temat torturuese të veprës së tij, ai tregonte një kthjelltësi shembullore.

   Ai thotë: "Ju kurrë s'mund t'a merrni me mend deri në ç'pikë jam torturuar nga etja për të mirëbesuar dhe kjo etje rritet nga fakti i argumenteve të kundërt që më vijnë në mendje".

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2021 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search