clear

clear

fb twi you insta

“Biri i Armikut” - “Filius Hostis”-   një roman i mrekullueshëm i Shpend Sollaku Noé

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

“Biri i Armikut” - “Filius Hostis”-  

një roman i mrekullueshëm i Shpend Sollaku Noé

137366467_3964547136898065_4127524618012168358_o.jpgEse

nga Stelvio Mestroviçstelvio_m.jpg

Të reçensionosh librin “Biri i Armikut” - “Filius Hostis ovvero il figlio del nemico” të mikut të shquar Shpend Sollaku Noé, është diçka fisnike dhe detyrë për një shkrimtar. Përseja është llogjike. Të dy kemi qenë të detyruar të braktisim atdheun për shkak të regjimit komunist. Unë i mbijetova për  një fije shpellave vertikale titiste (foibe) në Dalmacinë e atëhershme, gjatë një pastrimi të urryer etnik, të ideuar nga “mens” makrsiste, partizane e komuniste; Shpend për motive të tjera të lidhura gjithmonë me diktaturën hegeliane e staliniste.

Italianët që do të lexojnë këtë “Bibël antikomuniste”, pasqyrim besnik i mizorive të kryera prej “shokëve”, nuk do të kuptojnë kurrë siç duhet humusin e këtij romani. Sepse një komb si i yni që edhe ka himnnizuar Marx pa e përjetuar socializmin real, nuk di apo shtiret të mos dijë Fuqinë Shkatërruese të atij sistemi kriminal sipas mënyrës fatmirësisht kurrë të vënë në praktikë prej shokut Togliati.

Shkrimtari ynë shqiptar vë në qendër figurën e të riut Venetik Kazazi nga Berati, bir – dhe ky është faji i tij – i poetit të madh Evrem, të çenzuruar e të mbajtur nën mbikqyrje prej të kuqve, në fillim filojugosllavë, pastaj filosovjetikë e më në fund të lidhur ngushtë me kinezët –  të quajtur ironikisht prej shqiptarëve “çunat e tezes”. Shtypja klasore e kishte burimin tek i pamëshirshmi diktator megaloman Hoxha, e praktikohet në bazë nga tipa si komisari i kuq i ishullit, të quajtur me sarkazmë prej autorit “Origanum Volgare”.

Venetikut nuk i jepet e drejta e studimit në universitet, edhe pse me nota të shkëlqyera. Kjo sepse është i biri i poetit dizident. Paskëtaj e dërgojnë të pësojë vujatjet e ferrit të kuq në një ishull të fortifikuar– me reparte të organizuara sipas mendjeve të sëmura të Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Ten Siao Pinit, Brezhnjevit apo kriminelëve të tjerë komunistë.

“Mbi atë pirg të përçudnuar shkëmbinjsh” të quajtur ishulli i Sazanit, Venetik Kazazi do të kalojnë plot tre vjet të shërbimit të detyruar ushtarak. Ai vetë do të dalë prej andej i gjallë, edhe pse copë-copë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për miqtë dhe shokët e tij më të afërt.

Vetë Venetik është një lloj Krishti që është ndalur në Eboli, është një personifikim i një djali fillimisht të fortë, pastaj një pemë e thyer prej një regjimi sa absurd aq edhe i pamëshirshëm.

Atdheu, kur të shkatërron Rininë, nuk është më Atdhe, por kasapanë.

Shumë personazhe të tjerë i japin jetë këtij libri dramatik. Të gjithë në një farë mënyre janë të lidhur me mizorinë e shtazës Hoxha; Grigor, Dante Van Clif, Goni Denaro, Jurka Milankoviç (fajtore sepse ka të jatin jugosllav), giò Ruka, Nadia Carbonari, Bora e Jona, Ilir Vrami, Artan Sangino dhe komandanti Ylvi Novosela; ky i fundit i degraduar dhe më pas i arrestuar me akuzën e rreme të moskryerjes së detyrës, sipas bosave të Marinës Luftarake dhe Ministrisë së Brendshme. Rasti i kriminalizuar është përballimi me sovjetikët, në një episod imponues të romanit që shtjellon hyrjen e një nëndetseje ruse në ujrat shqiptare.

 Të brishta në këtë roman-shkëmb janë vetëm dashuria e babait poet dhe errupsionet dashurore të infermiereve për të rinjtë të masakruar “de jure” e “de facto” nga  çmeduria e një tirani komunist dhe sahanlëpirësit e tij.

 Shkruajta këtu, pa lajle-lule, çfarë ky roman i mrekullueshëm më frymëzoi.

“I biri i armikut”-”Filius hostis ovvero il figlio del nemico” është një kryevepër e vërtetë, shumë i denjë për çmimin “Strega”. 

Stelvio Mestroviç, shkrimtar, Lucca, Itali,

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2021 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search