Marte, 23 Korrik 2019 | Login
Marte, 23 Korrik 2019 | Login
Ti nuk je

Ti nuk je Featured

TI NUK JE
Nga Erin Hansen.,
në shqip nga Thoma Jance
 
Ti nuk je sa vitet e tua,
as sa masa që vesh,
Nuk je pesha jote
ngjyra e flokëve të tu.
Nuk je emri yt
apo gropëzat në mollzat e tua,
je gjithë librat që ke lexuar,
dhe gjithë fjalët që thua,
je zëri yt i përgjumur në mëngjes
dhe buzëqeshjet që kërkon t'i fshehësh,
je ëmbëlsia e qeshjes tënde
dhe çdo lot i derdhur,
Je këngët e bërtitura aq fort
kur e dije se ishe krejt vetëm,
je edhe vendet ku ke qënë
dhe ai i vetmi që vërtet e quan shtëpi,
Je gjithçka në të cilën beson,
dhe je njerëzit që do,
je fotot e dhomës tënde
dhe e ardhmja që vetë pikturon.
 
Je bërë prej kaq shumë bukurie
po mbase gjith' këtë s'e vë dot re
qëkurse ke vendosur të jesh
Gjithçka tjetër veç asaj që je.
 
Shqip nga ©t.jance
Read 63 times