Marte, 18 Shkurt 2020 | Login
Marte, 18 Shkurt 2020 | Login
5 NOVELA, LEV TOLSTOI

5 NOVELA, LEV TOLSTOI Featured

LEV TOLSTOI, 5 NOVELA

75231679_10218779422629252_340973446424952832_n.jpg

Lev Tolstoi, patriarku i letërsisë botërore, parë nga portretisti ynë, Aleksander Vreko

Ky libër, me 5 novela të reja e të rishikuara në përkthim të ri, është një vepër mjaft aktuale e patriarkut të letërsisë ruse e botërore që e kemi bërë me dashuri si bukinistet e vjeter artizanalë.

I lindur me emrin Lev Nikolajeviç Tolstoi në një familje aristokrate të pasur ruse në 9 shtator të vitit 1828, Lev Tolstoi konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pasi arriti një sukses të gjerë me veprat epike përfshi “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”, Tolstoi braktisi shumë nga rinia e tij, dhe u fokusua në çështjet shpirtërore dhe ndoqi filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë dhe pacifizmit, gjë që frymëzoi mijëra pasues, përfshi këtu Mahatma Gandin dhe Martin Luter Kingun.

31 thënie motivuese për të kuptuar jetën nga Leon Tolstoi

1- Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

2- Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.

3- E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.

4- Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

5- Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

6- Pa e ditur se çfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.

7- Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.

8- Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

9- Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.

10- Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.

11- Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.

12- A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

13- Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.

14- Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

15- Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.

16- Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.

17- Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

18- Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

19- E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.

20- Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.

21- Të gjitha ato që kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.

22- Njeriu mund të jetojë dhe të ketë shëndet pa i vrarë kafshët për ushqim; kështu që, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në mbytjen e kafshës për hir të urisë së tij.

23- Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vockla.

24- Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis Njeriut dhe Natyrës të mos prishet.

25- Ne humbëm sepse i thamë vetes sonë se humbëm.

26– Dhe të gjithë njerëzit jetojnë, jo nga arsyeja e ndonjë kujdesi ndaj vetes së tyre, por nga dashuria që të tjerët kanë për ta.

27- Të thuash që një vepër arti është e mirë, por e pakuptueshme për shumicën e njerëzve, është njësoj sikur të thuash se një lloj ushqimi, është shumë i shijshëm, por shumica e njerëzve nuk mund ta hanë atë.

28- Nuk është bukuria që zgjat, është dashuria që na bën ne të dukemi të bukur.

29- Duhet ta kuptosh që, nëse përjeton dhimbje dhe mëson në mënyrë që të marrësh një shpërblim, puna do të duket e vështirë. Por nëse ti e do punën tënde, ti do ta gjesh shpërblim tënd aty.

30- Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por në mënyrën se si ne i shikojmë ato.

31- Kape momentin e lumturisë, dashuro dhe dashurohu. Ky është realiteti i vetëm në botë, gjithçka tjetër është marrëzi.

***

5 fakte që nuk i dini 

1 – Tolstoi kërkonte vazhdimisht vetëpërmirësimin

I inspiruar pjesërisht nga 13 virtytet që Benjamin Franklin kishte në autobiografinë e tij, Tolstoi krijoi një listë të pafundme rregullash, në bazë të të cilave aspironte të jetonte. Ndërkohë që disa dukeshin tepër normale dhe për kohën e sotme, kishte dhe raste të luftës së gjatë të Tolstoit me demonët e tij personal, siç ishin dëshira e tij për të limituar vizitat në bordello 2 herë në muaj dhe vetë-qortimet mbi varësinë ndaj kumarit. Ai mbante një ditar për mënyrën se si e kalonte ditën dhe si kishte qëllim ta shpenzonte ditën tjetër. Ai programonte edhe kohën e të dëgjuarit muzikë si dhe kohën për të luajtur me letra.

2 – Gruaja e ndihmoi të përfundonte veprën “Lufta dhe Paqja”

Në vitin 1862, Tolstoi, 34 vjeç, u martua me 18-vjeçaren Sophia Behrs, vajza e një mjeku gjyqësor, vetëm pak javë pasi u takuan. Të njëjtin vit, Tolstoi filloi punën me veprën që mori titullin “Lufta e Paqja”, duke e përfunduar draftin e parë në vitin 1865. Pothuajse menjëherë, Tolstoi vendosi ta rishikonte, e rishikonte, e rishikonte, dhe me Sofian që e shkruante me dorë çdo version. Për 7 vite me radhë, ajo rishkroi dorëshkrimin e plotë 8 herë, ndërkohë i dha jetë 4 fëmijëve nga 13 që pati çifti.

3 – Kisha Ortodokse Ruse e përjashtoi atë

Pas publikimit të Ana Karenina në vitin 1870, Tolstoi me të shkuar aristokratike dhe pasuri në rritje, iu nënshtrua një sërë krizash emocionale dhe shpirtërore që bënë që ai të humbte disi besimin në parimet e fesë së organizuar, duke e parë atë si të korruptuar dhe në kundështim me interpretimin e mësimeve të Jezu Krishtit. Refuzimi i Tolstoit për ritualet fetare dhe sulmet e tij mbi rolin e shtetit, bënë që Kisha Ortodokse Ruse ta përjashtonte atë në vitin 1901.

4 – Ai inspiroi një kult dhe Gandin

Ndërsa klerikët fetarë të Rusisë dhe liderët mbretërorë shpresonin që të zvogëlonin popullaritetin e Tolstoit, ai filloi të tërhiqte përkrahës në besimin e tij të ri, që miksonte pacifizmin me anarkizmin kristian dhe përkrahte mënyrën e jetesës morale dhe fizike. Dhjetëra “tolstoianë” u zhvendosën në tokën e autorit për të qenë më pranë liderit të tyre shpirtërore, me mijëra të tjerë që themeluan vendbanime në Rusi e mbarë botën. Ndërsa shumë komuna nuk e patën të gjatë ekzistencën, disa mbetën operuese edhe në ditët tona. Një nga të inspiruarit më të mëdhenj të Tolstoit ishte Mahatma Gandi, që themeloi një koloni me emrin e Tolstoit në Afrikën e Jugut, dhe krijoi evolucion filozofik atje.

5 – Tolstoi dhe bashkëshortja e tij patën një nga martesat më të këqija në historinë e letërsisë

Pavarësisht tërheqjes fillestare të çiftit, dhe mbështetjes së Sofisë për veprat e tij, martesa e Tolstoit nuk ishte e qetë. Gjërat ndryshuan kur ai e detyronte Sofinë të lexonte ditarët e tij, të mbushura me bëmat e tij seksuale paramartesore. Ndërsa interesi i Tolstoit për çështjet shpirtërore rritej, interesi në familjen e tij zbehej, duke i lënë Sofisë në supe barrën e drejtimit të bizneseve të tyre. Në vitin 1910, 82-vjeçari krejtësisht i palumtur ishte mërzitur me çështjet familjare. Ai iku nga shtëpia e familjes në mes të natës me një nga bijat e tij, dhe u zhvendos në një tokë të vogël në pronësi të motrës së tij. Pas disa vitesh në gjendje të rëndë shëndetësore, Tolstoi nuk pranoi të kthehej në shtëpi, dhe pas sëmundjes së pneumonisë, ai vdiq më 20 nëntor 1910.

 
Read 115 times

About Author

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.