Marte, 23 Korrik 2019 | Login
Marte, 23 Korrik 2019 | Login
Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha

Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha Featured

BERATINUS

fragmente reportazhi...

Heshtja e rrugices therriste ne kujtese enigmat e koheve te shkuara. Barerat dhe lulet e drojtura rrezes se mureve te bardhe kishin ne kujtese te tyre vetem zhurma hapash dhe zera te larget. Nje simfoni mallengjyese qe luhej ne teatrin e heshtjes. Te kujtonte dalldite e gureve te bardhe qe plasnin nen zheg nga pamundesia per te rrefyer vetveten…..dhe cdo gje aty eshte shenjteri. Rrefime, peshperima, veshtrime te fshehta, kercitje qeshjesh feminore, feshferima. Ece-jake plakash te mocme qe baresin rende. Cicerima te hareshme zogjsh te cmendur. Edhe gjurme puthjesh ne ajer. Ne ate ajer te pezullt e te afshet arome jargavani ne pritje te henes tinezare………dhe pas cdo dritareje te rrugices kishte sy vajzerore qe sodisnin fshehtas pas saksive me karafila. Zemra qe regetinin pas xhamave. Mermerima melodish e kengesh qe kujtonin jashiket e mocem lindore. Vargje dashurie qe nuk gjenin prehje, qe endeshin buze me buze e zemer me zemer, qe perplaseshin atyre mureve me jehona te pafundme emocionesh.Te qenit vajze aty duhet te kishte qene nje mrekulli e dhimbshme. Te qenit djale….nje pafundesi pritjeje, qe hena te binte nga qielli…
      Parvazet e dritareve shumengjyronin nga karafilat. Here-here pikonin nje te kuqe te nxehte dikur te famshme ne shkollen e Onufrit, piktorit me te madh beratas e me tej. Pragjet e portave te medha me hark guri jeshilonin anash nga jaseminet e borziloket. Rrugica ishte nje skene e hijshme dhe e cuditshme ku hynim e dilnim nga shume porta njeheresh dhe spektatore ishim po vete ne. Aty-ketu harliseshin siper mureve anesore dege kumbullash e shegesh. Kokrrat e medha dhe te kuqe te shegeve ne pragvjeshte ishin ledhatim i syve, deri ne dehje.
 
45228_564987476876378_1446300747_n.jpg526410_564987456876380_1292766633_n.jpg13312895_1236540866379675_3144985162795886110_n.jpg16819418_10210993202258609_3552005839951425239_o.jpg
Cardaket me rradhe saksish me karafila qe vaditeshin rishtazi mengjeseve dhe mbremjeve nga duart e njoma te vajzave. Vaditeshin shpesh me mendime, me ndjesi, me denesa pamundesish e pasionesh, qe pikonin poshte, pragjeve e gureve te kalldremit.Nje vajze ne nje cardak beratas ishte me teper se nje Zhuliete, e cila lindete e vdiste ne te njejtin cast brenda nje kenge dashurie.Berati eshte qyteti i dashurise dhe i poeteve. Atyre rrugicave kendohej dashuria me teper se ne cdo vend tjeter. Kjo force e pameshirshme e shpirtit qe te shkulte mendte e kokes, aty kultivohej e fisnikerohej deri ne palce. Dhe gjithcka qe ndodhte perjetesohej ne gur. Dhe me tej, ne gur te bardhe.Te guri i portave lyer me gelqere uleshin ne muzg plakat. Ato benin filozofine e botes. Ishin aty per te thurrur kujtimet e se shkuares si relike te venitura te nje kohe qe nuk do te kthehej me.
Aty gjithcka ka mbetur e ngrire, e bardhe, e shkuar. Duhet nje e qare apo e qeshur femije te te zgjoje nga kjo ndjesi. Dhe kur zgjohesh, prape te vjen te pergjumesh nga kolovitja e se shkuares qe te perpin rishtazi. Ti don te jesh ne te shkuaren, te rijetosh edhe njehere. Nje ze nga nje dritare, nje melodi nga nje cardak, nje peshperime nga prapa ndonje porte, nje vezullim hene mes degeve te nje peme, nje joshje magjike e ndonje puthjeje te harruar te fton forcerisht te biesh ne enderr dhe per nje cast s’do te duash te zgjohesh.
Je ne Berat.
Read 165 times