clear

clear

fb twi you insta

Beratinus, aty ku ëndrrat qenë të bardha

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 
75cd11cd8924573260ee8d9e352fa490 XLBERATINUS

fragmente reportazhi...

Heshtja e rrugices therriste ne kujtese enigmat e koheve te shkuara. Barerat dhe lulet e drojtura rrezes se mureve te bardhe kishin ne kujtese te tyre vetem zhurma hapash dhe zera te larget. Nje simfoni mallengjyese qe luhej ne teatrin e heshtjes. Te kujtonte dalldite e gureve te bardhe qe plasnin nen zheg nga pamundesia per te rrefyer vetveten…..dhe cdo gje aty eshte shenjteri. Rrefime, peshperima, veshtrime te fshehta, kercitje qeshjesh feminore, feshferima. Ece-jake plakash te mocme qe baresin rende. Cicerima te hareshme zogjsh te cmendur. Edhe gjurme puthjesh ne ajer. Ne ate ajer te pezullt e te afshet arome jargavani ne pritje te henes tinezare………dhe pas cdo dritareje te rrugices kishte sy vajzerore qe sodisnin fshehtas pas saksive me karafila. Zemra qe regetinin pas xhamave. Mermerima melodish e kengesh qe kujtonin jashiket e mocem lindore. Vargje dashurie qe nuk gjenin prehje, qe endeshin buze me buze e zemer me zemer, qe perplaseshin atyre mureve me jehona te pafundme emocionesh.Te qenit vajze aty duhet te kishte qene nje mrekulli e dhimbshme. Te qenit djale….nje pafundesi pritjeje, qe hena te binte nga qielli…
      Parvazet e dritareve shumengjyronin nga karafilat. Here-here pikonin nje te kuqe te nxehte dikur te famshme ne shkollen e Onufrit, piktorit me te madh beratas e me tej. Pragjet e portave te medha me hark guri jeshilonin anash nga jaseminet e borziloket. Rrugica ishte nje skene e hijshme dhe e cuditshme ku hynim e dilnim nga shume porta njeheresh dhe spektatore ishim po vete ne. Aty-ketu harliseshin siper mureve anesore dege kumbullash e shegesh. Kokrrat e medha dhe te kuqe te shegeve ne pragvjeshte ishin ledhatim i syve, deri ne dehje.
 
ae28667edef70ca4bb141d0da1b69e58 XL ae28667edef70ca4bb141d0da1b69e58 XL ae28667edef70ca4bb141d0da1b69e58 XL ae28667edef70ca4bb141d0da1b69e58 XL

Facebook Like Box Genius

Cart

KERKO

Copyright © 2020 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search